Ndeshja ndaj Interit, tekniku i Union SG: Synojmë rezultat pozitiv në Champions

- Bota Sot

Ndeshja ndaj Interit, tekniku i Union SG: Synojmë rezultat pozitiv në Champions

David Hubert, trajneri i Union Saint-Gilloise, bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Interit në Champions.

“Do të luajmë kundër një finalisti të Ligës së Kampionëve. Ata nuk kanë ndryshuar shumë, janë një ekip i mirëorganizuar. Kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit dhe janë të dytët në Serie A. Ky është kundërshtari më i vështirë që Union ka përballuar ndonjëherë në Evropë”.

Do të duhet të luajmë një ndeshje të plotë. Secili do të duhet të japë gjithçka. Detajet do të bëjnë diferencën. Nuk e njoh trajnerin e tyre, Christian Chivu-n. I kam analizuar vetëm për një javë”, shpjegoi ai.

“Ata po e ndërtojnë ekipin si vitin e kaluar. Kanë bërë mirë dhe vazhdojnë të bëjnë mirë. Mezi presim të luajmë. Por mbi të gjitha, po përqendrohemi te vetja, te mënyra se si mund t’i përballojmë”.



Read it all at Bota Sot