Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka shprehur një optimizëm të kujdesshëm lidhur me statusin e skuadrës së tij si favorite për titullin e Ligës Premier, duke theksuar rëndësinë e punës së vazhdueshme dhe konsistencës mbi etiketat.
“E vetmja gjë që e pranoj është kur shoh skuadrën, energjinë, atmosferën, përkushtimin dhe cilësinë që ata mund të tregojnë — kjo më jep bindjen se mund t’ia dalim deri në fund”.
“Por kjo është vetëm një ndjenjë. Ditën tjetër duhet ta vërtetosh, në seancën tjetër stërvitore duhet ta vërtetosh, dhe asgjë tjetër. Nuk mund të humbim kohë duke menduar për këto tema”.
Duke reflektuar mbi nëntë pikët e marra nga tre ndeshjet e fundit të ligës ndaj Newcastle, West Ham dhe Fulham, Arteta theksoi rëndësinë e mësimeve nga e kaluara.
“Duhet të marrim sa më shumë informacion dhe të kuptojmë arsyet pse kemi humbur disa pikë më parë, pastaj të përpiqemi t’i zbatojmë ato. Por në të vërtetë, ndonjëherë nga një barazim në një fitore ndikojnë detaje të vogla që duhet të shkojnë në anën tënde”.
“Megjithatë, është e qartë se ekipi po tregon një lloj tjetër maturie, rreziku dhe ndoshta bindjeje në këtë fazë. Por është ende shumë herët — duhet ta bëjmë këtë edhe për 30 ndeshje të tjera, dhe ky është objektivi”, shtoi ai.
Arsenali përndryshe nesër ka një përballje jo të lehtë ndaj Atletico Madridit.