Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

- Bota Sot

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të ekipit italian Napoli janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në qendër të qytetit Eindhoven, në Holandë, para ndeshjes së Champions League kundër PSV Eindhoven, ku të kaltërit drejtohen nga trajneri Antonio Conte.

Sipas policisë lokale, nuk janë shënuar incidente apo përleshje fizike, por autoritetet ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimine e situatës.

Një zëdhënës i policisë deklaroi se masa u mor për të shmangur trazirat e mundshme. Agjencia e lajmeve ANP njoftoi se nuk ka pasur përplasje mes tifozëve holandezë dhe atyre italianë.

Policia u kishte kërkuar tifozëve të largoheshin nga qendra e qytetit, por kërkesa nuk është respektuar, çka çoi në arrestimin e tyre për shkelje të rregullores komunale mbi grumbullimet publike. Tifozët e ndaluar janë shoqëruar me autobusë drejt komisariatit të policisë në rrugën Mathildelaan, ku do të merren në pyetje.

Gjithashtu, mësohet se disa nga të ndaluarit nuk posedonin bileta për ndeshjen PSV – Napoli.



Read it all at Bota Sot