Një vit më parë në Champions League aziatike ishte Jasir Asani që linte gjurmë, ndërsa këtë sezon po “shpërthen” Regi Lushkja, ish futbollisti i Egnatias.
I transferuar në mënyrë të papritur në Iran, tek ekipi i Traktorit, Lushkja shkëlqeu me një “dopietë” në raundin e tretë të këtij turneu. Mesfushori me tipare sulmuese bëri heroin për ekipin e tij në sfidën kundër Rey Manaj, me Traktor që triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 përballë Al Sharjah.
Brenda 11 minutave, Lushkja realizoi një dygolësh, fillimisht në minutën e 8-të me një diagonale të bukur gjeti cepin e portës, ndërsa në minutën e 11-të ishte dhe me fat ku goditja e tij i shpëtoi nga duart portierit të Al Sharjah. Për fat të keq, me fillimin e pjesës së dytë, Lushkja doli nga fusha si pasojë e një dëmtimi.
Nuk arriti të linte gjurmë në këtë përballje Rey Manaj, me “bomberin” kuqezi që qëndroi në fushë për 90 minuta, i vlerësuar me notën 6, ndërsa lojtari i ndeshjes u shpall Regi Lushkja i vlerësuar me notën 8,9.