Atletico ankohet në UEFA, s’ka ujë të ngrohtë pas stërvitjes në ‘Emirates’

- Bota Sot

Atletico ankohet në UEFA, s’ka ujë të ngrohtë pas stërvitjes në ‘Emirates’

Skuadra e Atletico Madridit ka bërë një ankesë zyrtare në UEFA, pas një incidenti të pazakontë që ndodhi pas stërvitjes së tyre të fundit në stadiumin “Emirates” në Londër.

Sipas mediave spanjolle, lojtarët e ekipit të Diego Simeones nuk kanë mundur të përdorin dushet e impiantit, pasi nuk kishte ujë të ngrohtë në dhomat e zhveshjes.

Zyrtarët e klubit madrilen kanë njoftuar menjëherë përfaqësuesit e Arsenalit për problemin, por ndërhyrja erdhi shumë vonë. Në atë moment, Simeone kishte vendosur që lojtarët të largoheshin menjëherë nga stadiumi, pa pritur që çështja të rregullohej.

Atletico e ka përfshirë këtë incident në një raport zyrtar që i është dërguar UEFA-s, duke kërkuar sqarime për standardet e trajtimit të skuadrave mysafire në garat e Ligës së Kampionëve.

Ngjarja ka ndodhur një ditë para supersfidës Arsenal – Atletico Madrid, e cila do të zhvillohet sonte në Londër.



Read it all at Bota Sot