Klopp: Në vitin 2016 mund të isha trajner i Manchester United-it

- Bota Sot

Klopp: Në vitin 2016 mund të isha trajner i Manchester United-it

Një nga trajnerët më të suksesshëm të dekadës së fundit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se në vitin 2016 ishte shumë pranë stolit të Manchester United, por ai refuzoi ofertën për shkak të mospërputhjes me filozofinë e tij të punës.

Në një intervistë të fundit, trajneri gjerman tha se kishte zhvilluar disa takime me drejtuesit e “Djajve të Kuq”, por projekti që iu ofrua nuk e kishte bindur.

“Ishte viti 2016. Patëm disa takime ku ata më shpjeguan projektin e tyre, por më ofruan gjëra që nuk më bindën. Më thanë: ‘Do t’ju sjellim të gjithë lojtarët që ju nevojiten, do ta marrim atë, atë dhe atë.’ Ndërkohë unë isha ulur duke menduar: ky nuk është lloji i projektit tim,” rrëfeu Klopp.

Gjermani shtoi se nuk donte të ndërtonte një skuadër mbi yje të mëdhenj, por të zhvillonte një ekip me bazë pune dhe përkushtimi.

“Nuk doja t’i sillja Pogba-n dhe Cristiano-n përsëri te United. Këto gjëra nuk funksionojnë dhe nuk e ndihmojnë klubin në planin afatgjatë,” theksoi ai.

Vetëm pak muaj më pas, Klopp zgjodhi të vazhdonte projektin e tij me Liverpoolin, ku arriti të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Leaguen, duke hyrë në historinë e klubit si një nga trajnerët më të suksesshëm të epokës moderne.



Read it all at Bota Sot