Vllaznia nxjerr në shitje biletat

- Bota Sot

Vllaznia nxjerr në shitje biletat

Në “Loro Boriçi” ditën e premte do të luhet një nga ndeshjet më emocionuese në futbollin shqiptar. Vllaznia do të presë Tiranë dhe ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës s ë8-të të kampionatit.

Klasikja e Shqipërisë është një nga sfidat më të luftuara dhe spektakolare në Superiore dhe për këtë takim interesi i tifozëve pritet të jetë i lartë. Kështu klubi shkodranë ka nxjerr në shitje edhe biletat për këtë përballje.

Një biletë në tribunën C kushton vetëm 200 lekë, për të vazhduar me 400 lekë në tribunën D dhe 500 lekë në tribunën

E. Në tribunat A dhe B një biletë kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunën VIP vlera e saj është 1500 lekë.

 

 



Read it all at Bota Sot