Arlind Ajeti vazhdon të bëjë paraqitje të shkëlqyera në Turqi.
Mbrojtësi i Kombëtares është tashmë një nga liderët e skuadrës së Bodrumspor.
Në sfidën që skuadra turke barazoi 1-1 me Erokspor, Ajeti ishte ndër më i miri në fushën e lojës. Mbrojtësi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke fituar thuajse çdo duel me sulmuesit kundërshtarë.
Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 7.7.
Falë kësaj paraqitje ka “zaptuar” një vend edhe në formacionin e javës në Turqi.