Shuhet zjarri në një rafineri hungareze, nuk ka të lënduar

- Bota Sot

Shuhet zjarri në një rafineri hungareze, nuk ka të lënduar

Rafineria strategjike e naftës e Hungarisë në Százhalombatta, 27 kilometra nga Budapest, mund të mbyllet përkohësisht si pasojë e zjarrit, që kishte shpërthyer dje.

Zjarri që shpërtheu, të hënën vonë, në një rafineri nafte pranë Budapestit, është vënë nën kontroll, ka njoftuar kompania hungareze e naftës MOL, raporton Euronews.

Raportohet se zjarri ka filluar pas një shpërthimi në fabrikën AV3 të Rafinerisë Danube në Százhalombatta. Derisa të martën në mëngjes, zjarrfikësit ishin ende duke punuar në zonë, duke përdorur shkumë dhe topa uji për të fikur flakët.

Autoritetet kanë deklaruar se nuk ka të lënduar dhe nuk ka kërcënim për komunitetet përreth, dhe se shkaku i saktë i aksidentit është ende nën hetim.

Dëshmitarët kanë thënë për mediat hungareze se flakët dhe tymi ishin të dukshme me kilometra larg nga rafineria e MOL-it.

Sipas mediave hungareze, e gjithë struktura e rafinerisë mund të mbyllet përkohësisht si pasojë e zjarrit.



Read it all at Bota Sot