Alonso: Kujdes nga Juve, janë të rrezikshëm dhe të zemëruar

- Bota Sot

Alonso: Kujdes nga Juve, janë të rrezikshëm dhe të zemëruar

Në prag të ndeshjes së madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit, Xabi Alonso foli në një konferencë për shtyp, duke paralajmëruar lojtarët e tij përpara ndeshjes kundër djemve të Tudorit. “Juventusi është një ekip i shkëlqyer. Kjo ndeshje është një klasike evropiane”, shpjegoi trajneri i Blancos.

“Juventusi është një nga ekipet që e bëri futbollin evropian të madh. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse ekipet italiane janë të rrezikshme dhe Juventusi do të jetë i zemëruar”, shtoi ai.

“Nuk duhet ta harrojmë historinë e Juventusit. Yildiz është rritur jashtëzakonisht shumë, e njoh që nga koha e tij te Bayern”. “Juventusi ndryshoi pak në ndeshjen e fundit, por Como luajti një ndeshje të shkëlqyer falë përgatitjes së Fabregasit”, vazhdoi Xabi Alonso.

“Juventusi është një ekip shumë i fortë. Ata gjithashtu kanë lojtarë që dinë ta luajnë mirë topin dhe, mbi të gjitha, janë të aftë të prishin ekuilibrin e lojës”, shtoi ai. “Duhet të punojmë për ta kthyer ndeshjen në favorin tonë”..



Read it all at Bota Sot