Maroku befason

- Bota Sot

Maroku befason

“Nuk duam të presim deri në Kupën e Botës 2030 për t’u shpallur kampionë bote, Maroku do të përpiqet në vitin 2026”.

Ka qenë ky paralajmërimi i lëshuar nga Mohamed Ouahbi, trajneri i “Atlas Lions”, pasi arriti fitoren kundër Argjentinës për t’u kurorëzuar kampionë bote nën 20 vjeç.

Ekipi i Afrikës së Veriut e përfundoi këtë sukses në Kili pasi mundi fuqitë spanjolle dhe braziliane në dy ndeshjet e para, Francën në gjysmëfinale dhe Argjentinën në një finale të paharrueshme, humbja e parë për “Albiceleste” në këtë kategori në 42 vjet.

Ata humbën ndaj Meksikës vetëm në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kur kishin një vend në 1/8 e finales.

Një arritje e madhe për marokenët e rinj, të cilët vulosën një turne të shkëlqyer në fushën e stadiumit kombëtar Julio Martínez Prádanos dhe konfirmuan evolucionin e madh të futbollit të tyre, i cili para këtij momenti historik përjetoi, tre vjet më parë, në Katar, kulmin e tij absolut me kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, për të mos përmendur medaljen e shkëlqyer të bronztë që mbajnë nga Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Në të njëtën kohë anësori i Uatfordit Othmane Maama, njeriu më i rëndësishëm në ekipin kombëtar maroken, u zgjodh si lojtari më i mirë i Kupës së Botës U-20 2025 në Kili, një çmim i merituar në të cilin ai u ndoq nga shoku i tij i skuadrës Jasir Zabiri, medalje argjendi dhe nga mesfushori argjentinas Milton Delgado, medalje bronzi



Read it all at Bota Sot