Ekipi shqiptar, Struga Trim Lum, sot tregoi në mënyrën më të mirë të mundshme se synon jo vetëm titullin e kampionit të Maqedonisë, por edhe trofeun e Kupës.
Në ndeshjet e 1/8 së finales, struganët në udhëtim e mposhtën me rezultat 0:5 ekipin Makedonija GP.
Serinë e golave e filloi Ivkoviq, pastaj shënoi Vosha në pjesën e dytë.
Compaore, Maleski dhe Jevtovski thelluan fitoren.
Nga ana tjetër, ekipi i Sileksit kaloi në fazën tjetër pasi mposhti Bashkimin e Kumanovës me rezultat 1:2.