Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, është gati për sfidën e Europa League në futboll.
Futbollisti nga Kosova do të kthehet në Lyon aty ku luajti vite më parë dhe synon rezultat pozitiv me Baselin.
Përballja mes Lyonit e Baselit do të luhet të enjten në orën 18.45.
“Kalova një kohë të mirë në Lyon, edhe pse ishte kohë e shkurtër.
Pres me padurim të shoh disa miq të vjetër.
Shpresoj se do të pritem mirë.
Ne duam të bëjmë paraqitje të mirë dhe të fitojmë pikët e plota”, ka thënë Shaqiri.
Shaqiri për klubin francez në 16 ndeshje shënoi 2 gola dhe pati tri asistime.