Vërshojnë kritikat ndaj Isak

- Bota Sot

Vërshojnë kritikat ndaj Isak

Transferimi i Alexander Isak nga Neëcastle United te Liverpool për 150 milionë euro ishte lëvizja më e bujshme dhe më e shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.

Por pas shtatë ndeshjeve me fanellën e “The Reds”, sulmuesi suedez nuk ka arritur ende të tregojë vlerën e tij, ndërsa skuadra e Arne Slot po kalon momentin më të vështirë të sezonit me katër humbje radhazi.

Deri më tani, Isak ka realizuar vetëm një gol dhe një asist, me 385 minuta të luajtura në të gjitha kompeticionet dhe pesë paraqitje si titullar. Statistikat janë alarmuese: shumë topa të humbur, pasime të pasakta dhe raste të shpërdoruara.

Në përballjen e fundit kundër Manchester United, sulmuesi regjistroi vetëm 7 pasime të sakta nga 11 tentativa, humbi 8 topa dhe dështoi në një rast vendimtar ballë për ballë me portierin Senne Lammens.

Trajneri Arne Slot kishte paralajmëruar që në fillim për vështirësitë që mund të kishte futbollisti 25-vjeçar: “Isak e ka humbur fazën përgatitore, duhet ta integrojmë gradualisht. Nuk e kemi marrë për dy javë, por për gjashtë vite,” kishte deklaruar tekniku holandez.

Megjithatë, mungesa e gjatë nga fusha, që nga maj deri në shtator, pas prishjes së marrëdhënieve me Newcastle, ka ndikuar ndjeshëm në formën e tij fizike dhe psikologjike. Larg shkëlqimit që e karakterizoi sezonin e kaluar me 27 gola dhe një trofe historik për “Magpies”, Isak po has vështirësi të mëdha për t’u përshtatur në sistemin e ri të Liverpoolit.

Ndërkohë, ironikisht, zëvendësuesi i tij në Newcastle, Nick Woltemade, po shkëlqen në Premier League, duke gjetur rregullisht rrugën e rrjetës, një kontrast i fortë me formën e sulmuesit suedez në “Anfield”.



Read it all at Bota Sot