Grabitja e muzeut të Luvrit, mbi 60 hetues në kërkim të autorëve

- Bota Sot

Grabitja e muzeut të Luvrit, mbi 60 hetues në kërkim të autorëve

Policia franceze po intensifikon kërkimet për hajdutët që vodhën muzeun e Luvrit të dielën. 60 hetues po shqyrtojnë nëse pas grabitjes qëndron një organizatë kriminale. Detektivët kanë shqyrtuar pamjet nga kamerat e sigurisë përreth Luvrit, si dhe rrugët kryesore që të çojnë jashtë Parisit për të zbuluar shenja të katër grabitësve të cilët u larguan me skutera.

Grabitja ngre pyetje serioze në lidhje me nivelin e mbrojtjes në muzeun më të famshëm në botë. Politikanët e kanë quajtur tashmë grabitjen një tragjedi dhe turp kombëtar. Sipas policisë, autorët e krimit i përkasin një organizate kriminale që do të preferonte të çmontonte bizhuteritë për t’i shitur në vend që t’i mbante ato për vlerën e tyre artistike.

Hetimi po përqendrohet në mënyrën se si funksionojnë sistemet e alarmit. Sipas zyrtarëve, patrullat e policisë janë përqendruar kryesisht në hyrjen kryesore të Luvrit dhe jo në vendin ku kanë parkuar grabitësit. Edhe pse muzeu është i rrethuar nga kamerat, nuk ka mjaftueshëm oficerë për të monitoruar vazhdimisht pamjet filmike.

Të hënën, u publikuan fragmente nga një raport i organit kombëtar të auditimit të Francës, i porositur para grabitjes. Ai zbuloi se 75 përqind e krahut të Richelieu nuk ishte i mbuluar nga kamerat dhe një e treta e dhomave në krahun Denon, ku ndodhi grabitja, nuk monitoroheshin fare.

Ministria e Kulturës pranoi se siguria është e vjetëruar, duke vënë në dukje se po punohet për të përmirësuar të gjitha sallat me kamera dhe sisteme dixhitale të reja, një projekt që përfshin 450 kilometra kabllo, i cili kërkon kohë dhe para.



Read it all at Bota Sot