Conte: Nuk dua të viktimizohemi!

- Bota Sot

Conte: Nuk dua të viktimizohemi!

Në prag të sfidës së Champions League kundër PSV Eindhoven, trajneri i Napolit Antonio Conte foli me tone të vendosura.

“Nuk jemi këtu për të qenë viktima sakrificë.

Do të jetë ndeshje e vështirë, por kemi ardhur për të luftuar. Champions kërkon mentalitet të fortë dhe përqendrim maksimal.”

Sa i përket gjendjes së Mek Tominei, tekniku theksoi:

“Ka një prerje në kyçin e këmbës, do të vendosë vetë nëse do të luajë.

Nuk duam ta detyrojmë.” Conte vlerësoi edhe Noa Lang, duke theksuar se “po rritet shumë taktikisht dhe së shpejti do të jetë gati për formacionin titullar”.

Tekniku italian kërkoi durim: “Kemi pasur mungesa në mbrojtje, por skuadra po reagon.

Nuk duhet të dramatizojmë asgjë.” Napoli, pas fitores ndaj Sportingut, kërkon konfirmim edhe në Holandë për të forcuar pozitat në grup dhe për të vazhduar rrugëtimin evropian.



Read it all at Bota Sot