Rrjeti i drogës në Gjermani: Shqiptari 25-vjeçar kapet me 120 kg kokainë

- Bota Sot

Rrjeti i drogës në Gjermani: Shqiptari 25-vjeçar kapet me 120 kg kokainë

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg nga Gjykata e Solingenit në Gjermani, pasi u shpall fajtor për përfshirje në trafikun e 120 kilogramëve kokainë.

Sipas hetimeve, i riu kishte përfituar rreth 2.6 milionë euro nga ky aktivitet kriminal. Ai ishte shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Kroaci, teksa tentonte të kalonte kufirin. Pas disa muajsh në paraburgim në Kroaci, ai u transferua në mars të këtij viti në burgun e Wuppertalit në Gjermani.

Gjatë seancës gjyqësore, 25-vjeçari pranoi fajësinë dhe deklaroi se lëndën narkotike ia kishte shitur një shtetasi tjetër shqiptar që banonte në Solingen.

Hetimet zbuluan gjithashtu se i riu përdorte një llogari në aplikacionin “Signal” me pseudonimin “Pokémon” për të komunikuar me persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e drogës.

Prokuroria gjermane ka rënë dakord që, pas kryerjes së gjysmës së dënimit, i dënuari të ekstradohet në Shqipëri. Vendimi përfundimtar pritet të shpallet më 31 tetor 2025.



Read it all at Bota Sot