Sulmuesi i Kombëtares nuki ndalet në Angli

- Bota Sot

Sulmuesi i Kombëtares nuki ndalet në Angli

Është luajtuar java e 11-të në Championship dhe ka spikatur dueli Bristol City – Southampton. Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti u pa në fushë nga minuta e parë.

Fillimisht në avantazh kaluan miqtë me Amstrong, por nuk vonoi reagimi i Mehmetit.

Pasi mori një top nga thellësia, “mjeshtërisht” i shpëtoi mbulimit dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 33. Mënyra e festimit ngjalli gjithashtu interes, e cila ishte e njëjtë me Cristiano Ronaldon para disa vitesh, specifikisht kur ylli portugez i kërkonte tifozëve të qetësoheshin, pasi ishte ai në fushë.

Në pjesën e dytë, Bristol e ktheu ndeshjen në favorin e saj me dopietën e Tëine.

Aktualisht ekipi i Anis Mehmetit grumbullon 19 pikë, ndërsa në aspektin personal, 24-vjeçari e ka golin e 5, shto edhe 3 asiste.



Read it all at Bota Sot