Reagon Barcelona

- Bota Sot

Reagon Barcelona

Ndeshja Viljarreal-Barcelona nuk do të luhet në SHBA.

Kjo erdhi pas shumë kritikave nga klubet e tjera spanjolle, të cilët protestuan kundër vendimit të Federatës spanjolle për ta lejuar këtë gjë.

Dhe Barcelona, doli me një komunikatë zyrtare në faqen e tyre rreth këtij vendimi.

“Barcelona respekton dhe pranon vendimin për të anuluar ndeshjen kundër Villarreal në Miami që korrespondon me javën e 17-të të La Liga-s, në të njëjtën mënyrë që Klubi pranoi dhe respektoi vendimin e marrë në të kaluarën për ta luajtur ndeshjen në SHBA.

FC Barcelona shpreh keqardhje për mundësinë e humbur për të zgjeruar imazhin e garës në një treg strategjik me një kapacitet të madh për rritje dhe gjenerim burimesh për të gjithë.

Klubi është mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë e pakushtëzuar të tifozëve tanë në SHBA dhe shpreh keqardhje të thellë që atyre u mohohet mundësia për të parë një ndeshje zyrtare në vendin e tyre”, thuhej në njoftim e Barcelonës në faqen zyrtare.

Tashmë kjo ndeshje e cila është e paraparë të zhvillohet në dhjetor, do të luhet në “Estadio de la Keramica” të Viljarrealit, ashtu siç ishte planifikuar.



Read it all at Bota Sot