Ylli i Barcelonës, Raphinha, është kthyer në stërvitjen e ekipit përpara “El Clasicos” ndaj Real Madridit në fundjavë.
Sipas gazetarit të Diario AS, Javi Miguel, Barcelona ka marrë një nxitje të madhe për shkak të lëndimeve përpara “El Clasicos” së kësaj fundjave, pasi Raphinha është rikthyer në stërvitje me ekipin,
Sulmuesi brazilian ka qenë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor që pësoi gjatë ndeshjes kundër Real Oviedos muajin e kaluar.
Ai ka ndjekur një program të kujdesshëm rikuperimi për tu bërë plotësisht i gatshëm për “El Clasicon” kundër Real Madridit më 26 tetor.
Kthimi i 28-vjeçarit, i cili ka shënuar tre gola dhe dy asistime këtë sezon, do të forcojë repartin sulmues të Barcelonës.