I gjithë fokusi i Partizanit tek Egnatia

- Bota Sot

I gjithë fokusi i Partizanit tek Egnatia

Partizani do të rikthehet në fushë të shtunën. Sfida me Egnatian do të nisë në orën 17:00 te stadiumi “Arena e Demave”.

Një takim mjaft interesant pritet mes dy skuadrave, që ishin pjesë e “Final Four” në dy edicionet e kaluara.

Në të dyja rastet, Egnatia gëzoi në fund. Ky kampionat nuk ka nisur mirë për Partizanin, ndërsa rrogozhinasit ndërkohë ndodhen në vendin e dytë. Egnatia ka 7 pikë më tepër se Partizani aktualisht. Të kuqtë janë më mirë psikologjikisht, pasi mposhtën Flamurtarin.

Egnatia ka kujtimin e barazimit ndaj Dinamos. Kërnaja do e ketë takimin e parë në krye të ekipit A tek “Arena e Demave”. Besimi te skuadra është kthyer, megjithatë përpara qëndron një kundërshtar mjaft i vështirë.

Përballë një rivali si Egnatia në kampionatin shqiptar, rezultati pozitiv shton besimin për të ardhmen.

Fitorja për Partizanin në shtëpi mungon nga java e parë ndaj Vorës. Takimi fitohej me rezultatin minimal 1-0, teksa ajo sfidë luhej dy muaj më parë. Partizani do tentojë kështu surprizën ndaj Egnatias së Edlir Tetovës. Tashmë tensioni i madh në Vlorë është lënë pas.

Dy gola dhe një penallti e anuluar, tregojnë shumë për rreth më tepër se 90 minuta të zjarrta që u panë ndaj Flamurtarit. Përballë Egnatias pritet një tablo tjetër. Sfidat me rrogozhinasit kanë qenë gjithmonë të kujdesshme tek “Arena e Demave”.



Read it all at Bota Sot