Flick nuk do ta drejtojë Barcelonën në ‘El Clasicon’ me Realin

- Bota Sot

Flick nuk do ta drejtojë Barcelonën në ‘El Clasicon’ me Realin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, do të jetë i pezulluar për “El Clasicon” e së dielës kundër Real Madridit, pasi është refuzuar apeli i klubit për të anuluar kartonin e tij të kuq kundër Gironas.

Trajneri gjerman u ndëshkua me dy kartonë të verdhë nga gjyqtari Gil Manzano gjatë fitores emocionuese 2-1 kundër Gironas fundjavën e kaluar.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) tani ka konfirmuar mungesën e Flick për “El Clasicon” më 26 tetor, edhe përkundër apelimit nga klubi katalanas.

“Është e përshtatshme të rrëzohet kërkesa për anulimin e ndëshkimit të dyfishtë që është objekt i kësaj ankese”, lexohet fillimisht në deklaratën e RFEF.

“Rrjedhimisht, vendoset të mbështeten pasojat disiplinore që rrjedhin nga përjashtimi i z.Hans-Dieter Flick, duke vazhduar me vendosjen e një pezullimi prej një ndeshjeje siç parashikohet në nenin 120 të Kodit Disiplinor të RFEF, së bashku me gjobat shtesë përkatëse në përputhje me nenin 52”, thuhet në njoftim.



Read it all at Bota Sot