Sulmuesin e Kombëtares e do klubi i njohur në Seria A

- Bota Sot

Sulmuesin e Kombëtares e do klubi i njohur në Seria A

Mirlind Daku ishte ndër lojtarët më të përfolur të Kombëtares përgjatë verës, për të realizuar një transferim të bujshëm.

Në fund 27-vjeçari përfundoi duke rinovuar për Rubin Kazanin deri në vitin 2029.

Zgjedhja ka rezultuar e duhura për sulmuesin e Kombëtares. Gjithsej ka shënuar 9 gola duke luajtur 16 ndeshje, teksa së fundmi gaboi nga penalltia të cilën e fitoi vetë.

Për Dakun janë kthyer sërish zërat e verës, që tregonin për interesimin e Fiorentinës.

Klubi i njohur i Seria A nuk është i vetëm pas Dakut, pasi Spartaku i Moskës po ashtu do e priste krahëhapur.

Tashmë asgjë nuk është e lehtë.

Për shkak të rinovimit të kontratës me Rubin Kazanin, shuma për të kryer transferimin duhet të jetë e konsiderueshme.



Read it all at Bota Sot