Një ushtar rus thuhet se është vrarë në një sulm të qëllimshëm nga një prej dronëve të Vladimir Putinit, pasi u pa duke u përpjekur të dorëzohej.
Në pamjet tronditëse të shpërndara në Telegram, ushtari mund të shihet në shënjestrën e asaj që duket të jetë një kamera mbikëqyrjeje ajrore, duke ecur në një rrugë.
Në një moment, ai duket se ngre duart lart dhe kthehet për të vazhduar në rrugë. Por vetëm pak çaste më vonë, ai goditet nga një objekt, duke çuar në një shpërthim të madh.
Pasi zjarri shuhet, shihet tym që del nga trupi i pajetë i ushtarit rus.
Forcat Mbrojtëse të Ukrainës në jug thanë se ushtari kishte kuptuar pashpresën e vazhdimit të luftimit dhe po e linte armën, kur një dron rus hodhi eksplozivë mbi të, duke e vrarë menjëherë.
“Në vend që ta linte ushtarakun e tij të mbijetonte, operatori i dronit armik hodhi një mbi të, duke i dhënë fund menjëherë jetës së ushtarit që po përpiqej të dorëzohej”, u tha nga ushtria ukrainase.
“Ky incident është një provë e mëtejshme se armiku nuk i vlerëson as jetët e ushtarëve të vet, dhe është gati për veprime mizore për të fshehur manifestimet e mungesës së gatishmërisë për të luftuar midis personelit të tij”, u tha ndër tjera.