Tonali firmosi një kontratë të re me Newcastlen

- Bota Sot

Tonali firmosi një kontratë të re me Newcastlen

Tabloidët në britani kanë zbuluar se Sandro Tonali, gjatë kohës që shleu dënimin që mori për bastet e vendosura në Itali, ka firmosur një tjetër kontratë me Newcastle.

Siç dihet akordi i italianit me klubin anglez skadonte në 2029-ën, por palët kanë vendosur që të shtyjnë këtë afat në 2030-ën duke firmosur vitin e kaluar një kontratë të re.

Italiani ndihet mjaft mirë në Angli ndërsa nuk i është dashur shumë kohë që të ambientohet me futbollin në ishull.

Tonali vuajti një dënim të konsiderueshëm pasi u pezullua nga aktivitetet sportive plot 12 muaj.



Read it all at Bota Sot