Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në sfidën Çeki - Austri

- Bota Sot

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në sfidën Çeki - Austri

Një javë më parë, Emanuela Rusta arbitroi ndeshjen Lyon-St.Polten në Ligën e Kampioneve për vajza, ndërsa këtë të premte gjyqtares shqiptare i është besuar një tjetër ndeshje e rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në sfidën Çeki-Austri, e vlefshme për Ligën e Kombeve për vajza, sfidë që do të luhet të premten më 24 tetor në orën 17:30.

Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistentet e saj, ndërsa kosovarja Rita Vehapi do të jetë gjyqtare e katërt e takimit.

Ky është një tjetër konfirmim i besimit që UEFA i jep arbitrave shqiptarë në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare.



Read it all at Bota Sot