Luis Enrique pas fitores 7:2 ndaj Bayer Leverkusen: PSG synon të fitojë gjithçka

- Bota Sot

Luis Enrique pas fitores 7:2 ndaj Bayer Leverkusen: PSG synon të fitojë gjithçka

Pas një performance spektakolare në Gjermani, ku Paris Saint-Germain triumfoi me rezultatin e thellë 7-2 ndaj Bayer Leverkusen, trajneri Luis Enrique foli për objektivat madhorë të klubit francez në këtë sezon.

Tekniku spanjoll, i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, theksoi se ambicia e PSG-së mbetet e pandryshuar: “Është e rrallë të shohësh një skuadër që dëshiron të fitojë gjithçka.

Ne e arritëm këtë vitin e kaluar dhe tani synojmë të përsërisim suksesin. Do të jetë shumë e vështirë, por kemi të njëjtin besim si sezonin e kaluar.”

Luis Enrique shtoi se konkurrenca është e fortë, por motivimi i skuadrës është maksimal:

“Në kampionatin tonë ka katër ose pesë ekipe në të njëjtin nivel. Megjithatë, ne jemi kërkues me veten dhe duam të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Besojmë se objektivi ynë është i arritshëm.”



Read it all at Bota Sot