11 gola në 10 ndeshje, Lautaro Martinez pa rivalë në Champions

- Bota Sot

11 gola në 10 ndeshje, Lautaro Martinez pa rivalë në Champions

Ylli argjentinas i Interit, Lautaro Martínez, po përjeton një periudhë të artë në arenën evropiane.

Sulmuesi zikaltër është aktualisht golashënuesi më i mirë i Champions League për vitin 2025, me 11 gola të shënuar në 10 ndeshje, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit europian.

Në sezonin aktual, Lautaro ka arritur të realizojë 3 gola në dy ndeshje, një dopietë kundër Slavia Pragës dhe një gol ndaj Union SG, ndërsa në sfidën kundër Ajaxit qëndroi në stol.

Pjesa tjetër e bilancit të tij i përket sezonit të kaluar, që nisi me ndeshjen ndaj Sparta Pragës në janar 2025. Argjentinasi shënoi:

Një gol ndaj Sparta Pragës,

Tre gola kundër Monakos,

Një gol ndaj Feyenoordit,

Dy gola në dy ndeshje kundër Bayern Munich,

dhe një tjetër në përballjet me Barcelonën.

Në sfidën e dytë kundër Feyenoordit Lautaro mbeti në pankinë, ndërsa në finalen ndaj PSG-së nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.



Read it all at Bota Sot