Skuadra shqiptare trondit Buduçnostin e Podgoricës, kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Malit të Zi

- Bota Sot

Skuadra shqiptare trondit Buduçnostin e Podgoricës, kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Malit të Zi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka dëshmuar lojë të mirë në përballje me Buduçnostin e Podgoricës, duke e mposhtur me rezultat 3:2 në kuadër të 8-ës së finales së Kupës së Malit të Zi në futboll.

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, Deçiqi, i dha goditje të rëndë kampionit në fuqi, Buduçnostit.

Ndeshja u luajt në stadiumin "Besa" në Tuz.

Deçiqi është kualifikuar në çerekfinale, ndërsa  Buduçnosti eliminohet.

Presidenti i skuadrës shqiptare, Pal Dreshaj, po bën një punë të madhe në këtë mjedis, ku dëshmi e kësaj janë rezultatet.



Read it all at Bota Sot