Ramadani para ndeshjes me Omonia: Nëse fitojmë, merita ka edhe Franco Foda

- Bota Sot

Ramadani para ndeshjes me Omonia: Nëse fitojmë, merita ka edhe Franco Foda

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani doli në konferencë për media sot, para ndeshjes ndaj Omonias në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ndër tjera, Ramadani tha se mësoi shumë nga Kosova në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Madje, trajneri shkupjan u shpreh se nëse fitojnë nesër, merita do të kishte edhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda.

“Niveli është pak më shumë më i lartë se kampionati jonë. Ne kemi parë dy ndeshje të kampionatit të Qipros, bëhet fjalë për një kampionat mjaftë të fortë, me tifozëri të flaktë, me shumë ritëm.

Këtë ritëm na bie ta përjetojmë vetëm në ndeshjet kur i kemi në Evropë.

Në kampionat kemi ritëm ndryshe. Sa i përket reprezentacionit të Kosovës, padyshim që si trajner gjithmonë shohim ndeshje dhe në tre ndeshjet e fundit që ka bërë Kosova, unë për vete kam marrë shumë mësim se si duhet të vendoset ekipi kur ka përballë një ekip ose kombëtare që është në nivel më të lartë.

Shpresoj se kemi marrë mësimin e duhur.

Do mundohemi ta shfrytëzojmë ne këtë. Nëse do të dalim me fitore padyshim se edhe Franco Foda ka meritë për shkak që i kam parë shumë mirë ndeshjet e fundit të Kosovës, i kam analizuar, jo për të bërë analizë nëpër debate televizive, por thjeshtë për të pasur një material më tepër në të ardhmen për mua si trajner”, tha Ramadani.



Read it all at Bota Sot