Shkëndija synon fitore ndaj Shelbourne FC! Beqiri: Një histori tjetër

- Bota Sot

Shkëndija synon fitore ndaj Shelbourne FC! Beqiri: Një histori tjetër

Shkëndija e Tetovës të enjten në Shkup luan ndeshjen e raundit të dytë dhe të parën si vendase në fazën kryesore të një kompeticioni Evropian, ndërsa para duelit me Shelbourne FC nga Irlanda para mediave folën trajneri Beqiri dhe mbrojtësi Cake.

Kuqezinjtë sonte me seancën e fundit stërvitore mbyllën përgatitjet për ndeshjen e debutuese si vendas në fazën kryesore të UEFA Conference League, kur përballë Shelbourne FC nga Irlanda në “Todor Proeski” të Shkupit luajmë ndeshjen e raundit të dytë të grupeve (tashmë faza e ligës). Dueli Shkëndija-Shelbourne luhet të enjten me fillim në orën 18:45. 

Jeton Beqiri, tha: “Është e rëndësishme që si ndeshja e parë që kemi para tifozëve tanë, tani më në fazën e Ligës së Konferencës të jemi shumë serioz në aspektin e paraqitjes.

Mendoj se kishim mjaftueshëm kohë për tu përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj me gjithë futbollistët që do të japin maksimumin, me ndihmën e publikut dhe ambientin që do të krijohet, shpresoj që pikë së pari, të bëjmë një paraqitje të mirë, ashtu siç jemi paraqitur edhe në fazën e eliminimit këtu në Shkup.

Kam besim te skuadra dhe futbollistët që do të japin maksimumin dhe do të bëjnë paraqitje e cila do të na mundësoj që në fund të ndeshjes të dalim me tre pikë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar, të cilin ne e njohim dhe i kemi ndjekur ndeshjet e tyre.

Bisedohet për një futboll që është i kundërt me atë që luajmë ne, por gjithmonë duke pasur besim në kualitetet tona dhe futbollistët që posedojmë, shpresoj të dalim faqebardhë në fund të ndeshjes”.

Klisman Cake, tha: “Normal që ekipin e shoh të motivuar shumë për këtë ndeshje, është diçka që kemi bërë histori.

Mezi e prisnim të jetë ndeshja e parë në shtëpinë tonë.

E presim publikun të jetë në numër sa më shumë për të na mbështetur në këtë ndeshje që të bëjmë histori.

Në fushë do të hymë për tre pikët, pasi ai është qëllimi jonë. Ne në Europë e kemi treguar Shkëndijën e vërtetë, ti tregojmë cilësitë tona dhe ta japim maksimumin për tre pikët”.

Jeton Beqiri, shprehet: “Normalisht se e kemi analizuar kundërshtarin, ju tregova se bëhet fjalë për një kundërshtar, që ka një skuadër fizike dhe që ka stil me futbollin anglez.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, duhet të vrapojmë shumë dhe duhet të mbyllim çdo anë pozitive dhe anë të fortë që kanë ata.

Mendoj që në aspektin teknik të jemi në përparësi dhe të mundohemi që ne të jemi ata që të dominojmë lojën, pasi në momentin që dominon dalin në sipërfaqe cilësitë e skuadrës.

Asnjë kundërshtar në këto nivele nuk është kundërshtar i dobët apo i lehtë, besoj që do të duhet të ndjersitemi shumë për të dalur me tre pikët ose me fitore”.

Klisman Cake, tha: “Debutimi në Kombëtare ishte një plus shumë i madh dhe ekstra për mua. Janë ndeshjet e mira që i kam realizuar në Shkëndijë dhe kjo më motivon edhe më shumë që në këto ndeshjet e ardhshme që të jap akoma më shumë maksimumin këtu, pasi prej këtu shkohet në Kombëtare, nuk mund të shkohet ndryshe”.

Jeton Beqiri: “Me Rayo Vallecanon, të gjithë ne morëm një eksperiencë shumë të mirë ose të jashtëzakonshme për shkak se të jesh afër vijës aty dhe të udhëheqësh ekipin, ti shohësh si luajnë ekipet me nivele të larta, për shkak se spanjollët si në nivelin e kombëtares dhe të klubeve janë më të mira dhe më të respektuara në Europë.

Ne ishim dëshmitarë dhe kishim fatin që të mësojmë dhe të shohim se si interpretohen futbolli në nivel më të lartë të mundshëm.

Për fat të keq, ne këtu nuk kemi as mundësi e as kushte, por edhe as kapacitetin për të luajtur. Gjithsesi shpresoj që të na shërbej si një mësim shumë i mirë të gjithë neve, por edhe mua personalisht dhe futbollistëve që të mundohemi të rrisim shpejtësinë, pasi shpejtësia e tyre me topin ishte e barabartë me e pa imagjinueshme”.

Jeton Beqiri: “Çdo ndeshje është e ndryshme nga ndeshjet e para. Si dueli i Shelbournit me Haken edhe ndeshja jonë me Rayo Vallecanon është e ndryshme.

Por, edhe sikur të luajmë kundër kundërshtarit të njejtë sot,  besoj që është gjithçka një histori tjetër.

Futbolli kërkon një përqëndrim maksimal, respekt maksimal ndaj kundërshtarit, unë besoj që do të jetë një ndeshje intersante ,ku të dyja skuadrat do të duan të fitojnë ndeshjen, të jetë një ndeshje fer dhe korrekte nga ana jonë, pastaj kush të jetë më i mirë, më i bindshëm dhe në formë më të mirë, le të fitojë”.

Jeton Beqiri: “Kemi parë shumë ndeshje të Shelbournit, kanë futbollist cilësor, por zakonisht insistojmë të bëjmë analizën e skuadrës si një ekip, luajnë kompakt, vrapojnë shumë, ndjekin idetë e trajnerit.

Kemi ndryshim në stilin e lojës nga ata, por gjithsesi në fushën e lojës jemi 11 kundër 11 dhe secila ekip dëshiron të fitojë ndeshjen, ne do të bëjmë maksimumin dhe duke shfrytëzuar anët e forta apo pozitive tonë, ti shfrytëzojmë rastet që do ti krijojmë dhe të jemi ne ata që do ti gëzohemi fitores në fund të ndeshjes”.



Read it all at Bota Sot