Shuhet ëndrra e madhe Juventusit

- Bota Sot

Shuhet ëndrra e madhe Juventusit

Sandro Tonali u ka dhënë fund të gjitha dilemave për të ardhmen dhe ka hedhur firmën në kontratë për rinovimin e tij me fanellën e Njukasëllit.

Palët kanë arritur akordin dhe kanë bërë gjithçka zyrtare, duke zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2029.

Ajo që ra në sy ishte fakti se Tonali kishte zgjatur marrëveshjen me klubin me të njëjtat shifra financiare që përfiton aktualisht, duke kthyer kështu “nderin” që i kishin bërë anglezët në periudhën që kishte qenë i pezulluar për çeshtjen e basteve.

Kontrata e tij afatgjatë, si dhe fakti që Njukasëll ka opsionin për ta zgjatur edhe një tjetër vit marrëveshjen, bën të qartë se ai nuk ka në plane të lëvizë nga Premier Liga.

Tonali ndiqej me interes nga Juventusi prej kohësh, pasi klubi bardhezi ëndërronte të afronte mesfushorin për të zgjidhur problemet e këtij reparti.

Por gjatë verës nuk bëri lëvizjen për të siguruar atë dhe me rinovimin që ka bërë së fundmi, duket se ëndrra është shuar përfundimisht.



Read it all at Bota Sot