Shkarkoi trajnerin pas turpërimit në kualifikuese, zbulohet emri i drejtuesit të ri të Çekia

- Bota Sot

Shkarkoi trajnerin pas turpërimit në kualifikuese, zbulohet emri i drejtuesit të ri të Çekia

Kombëtarja çeke do të luajë ndeshjet vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës në nëntor me një trajner të përkohshëm, për të cilin do të jetë eksperienca e parë si kryesor në një ekip të rriturish.

Çekia shkarkoi nga drejtimi i përfaqësueses Ivan Hashek, pas humbjes turpëruese përballë Ishujve Faroe, që vunë në diskutime dhe vendin e dytë për të dhe pjesëmarrjen në fazën play-off.

Pas disa ditësh kërkime, u vendos që drejtimi i ekipit në nëntor t’i besohet Jaroslav Kostl.

Kostl ka qenë prej viti 2024 zëvendëstrajner në radhët e përfaqësueses së çeke  pas shumë viteve në të njëjtin rol në klube të ndryshme apo edhe në akademi, pa drejtuar kurrë vetë një ekip si trajner i parë të rriturish.

Vendimi u mor pasi në nëntor Çekia do të luajë një miqësore me San Marinon dhe pastaj ndeshjen e fundit të kualifikuesve ndaj Gjibraltarit.

Duke mos pasur shumë kohë në dispozicion, është vendosur t’i besohet atij ekipi për të përballuar ndeshjen ndaj Gjibraltarit, ku i mjafton një fitore për të bërë të sigurt të paktën vendin e dytë në grupin kualifikues dhe siguruar play-off.



Read it all at Bota Sot