Jasir Asani shënon supergol në Champions League

- Bota Sot

Jasir Asani shënon supergol në Champions League

Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Esteghlal po fiton në shtëpi përballë jordanzëve të Al Uehdat.

Sfida e vlefshme për raundin e 3-të të Champions League aziatike, është momentalisht 2-0.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët.

Në minutën e 44-t të sfidës, “mëngjarashi” me origjinë nga Shkupi, ia doli që të dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Kujtojmë se ky është goli i katërt i Asanit me fanellën e iranianëve, ndërkohë që ka dhuruar edhe 1 asist.



Read it all at Bota Sot