Shpërthim në një fabrikë ruse, humbin jetën nëntë persona

- Bota Sot

Shpërthim në një fabrikë ruse, humbin jetën nëntë persona

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë në qytetin Kopeysk, në rajonin Chelyabinsk të Rusisë, në shpatet e Maleve Ural, duke shkaktuar nëntë viktima dhe pesë persona të plagosur.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit, Alexey Teksler, i cili përmes një postimi në kanalin në Telegram tha se ekipet mjekësore po punojnë për të stabilizuar gjendjen e të plagosurve dhe për të gjetur personat që rezultojnë ende të zhdukur.

“Në këtë kohë, nëntë persona janë konfirmuar të vdekur. Pesë janë plagosur dhe stafi ynë mjekësor po bën gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar.

Po përditësojmë informacionin mbi të zhdukurit”, deklaroi Teksler.



Read it all at Bota Sot