Njihuni me Lennart Karl, talent 17-vjeçar që po mahnit te Bayerni

- Bota Sot

Njihuni me Lennart Karl, talent 17-vjeçar që po mahnit te Bayerni

Në moshën 17-vjeçare, Lennart Karl ka hyrë në historinë e Bayern-it të Mynihut si golashënuesi më i ri i klubit në Champions League.

Talenti gjerman i lindur në vitin 2008 u bë i njohur në mbarë botën pas golit që shënoi në ndeshjen kundër Club Brugge, vetëm pesë minuta pasi filloi takimi në ‘Allianz Arena’.

Ai realizoi një goditje të bukur me të majtën, duke hapur rrugën për fitoren e thellë 4-0 të bavarezëve, ku më pas shënuan edhe Kane, Luis Díaz dhe Nicolas Jackson.

Trajneri Vincent Kompany e përfshiu Karl-in në formacionin titullar pa ngurrim, duke e vendosur në rolin e mesfushorit ofensiv në krahun e djathtë, përkrah Olise dhe Díaz, ndërsa përpara luante Harry Kane. Ky besim u shpërblye menjëherë, me një paraqitje të pjekur dhe një gol që do të mbahet mend gjatë në historinë e klubit.

Karl është rritur në akademinë e Bayern-it të Mynihut, ku ka luajtur shpesh në kategori më të larta se mosha e tij.

Klubi i ka ofruar tashmë kontratë profesionale deri më 30 qershor 2028, duke e konsideruar një nga talentët më premtues të brezit të ri. I lindur më 22 shkurt 2008, ai është një lojtar me profil ofensiv, që mund të luajë si trekuartist, si anësor i majtë ose si mesfushor sulmues.

Me këmbën e majtë si armën e tij më të fortë dhe shtatë gola në 13 ndeshje me Gjermaninë U-17, Lennart Karl shihet si “Musiala i ri”, një diamant tjetër i formuar në shtëpi, që mund të bëhet e ardhmja e lavdishme e Bayern Munichut.



Read it all at Bota Sot