Thibaut Courtois mbajti portën të paprekur

- Bota Sot

Thibaut Courtois mbajti portën të paprekur

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois mbajti portën të paprekur në fitoren minimale të ekipit të tij kundër Juventusit.

Sulmuesi Dushan Vlahoviq pati një mundësi të artë në minutën e 50-të të sfidës për të kaluar në avantazh bardhezinjtë, por belgu bëri një pritje fantastike.

Pas fitores ai dha një prononcim për mediat.

“Jam i lumtur që festoj paraqitjen time të 300-të për Real Madridin duke mbajtur portën e paprekur. Vlahoviq dhe Militao vrapojnë shumë shpejt, kështu që qëndrova pak prapa.

Kur mbërritën, e mbylla hapësirën dhe e bëra veten më të madh me krahët dhe këmbët. Prita mirë dhe ishte një moment i rëndësishëm”, deklaroi shkurtimisht 33-vjeçari.



Read it all at Bota Sot