Të rinjtë e 2 Korriku kanë pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League, duke u mund 4:0 nga Hibernian skocez, në stadiumin “Easter Road” në Edinburgh.
Golat për vendasit u shënuan nga Rudi Molotnikov në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan Jamie McMurdo, Luke Davidson dhe Leëis Gillie.
Trajneri dhe lojtarët e 2 Korrikut tashmë përqendrohen tek ndeshja kthyes, e cila do të zhvillohet më 5 nëntor në Prishtinë, ku ekipi synon të përmirësojë paraqitjen dhe të shënojë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Në edicionin e kaluar, 2 Korriku kishte kaluar dy raundet e para të UEFA Youth League, para se të ndalej në raundin e tretë nga Dynamo Kyiv i Ukrainës.
Skuadra është kualifikuar në këtë fazë si kampione e Kosovës, duke përfaqësuar vendin në garat ndërkombëtare të të rinjve dhe duke treguar ambicien për të bërë një paraqitje të fortë në UEFA Youth League këtë sezon.