Ndeshja që edhe sot mbahet mend padyshim është mes Prishtinës dhe Proleterit të Zrenjaninit, në kuadër të Ligës së Dytë Unike të ish Jugosllavisë në futboll.
Pas ndeshjes, sigurimi shtetëror ish jugosllav, përdori forcën duke rrahur futbollistët e Prishtinës, më së keqi pësoi Gani Llapashtica i cili ishte shtrirë në spitalin e Prishtinës për disa ditë.
Kjo ndodhi më 8 prill të vitit 1990, ku ndeshja në kohën e rregullt mbyllet baras (0:0) dhe me penallti fituan mysafirët 5:6, kësisoj morën pikë.
Provokime të rënda nga Proleteri dhe dhuna e shfrenuara e milicisë së regjimit ish jugosllavë, revoltoi mbi 20 mijë shikues në stadium.
Shqiptarët ishin halë në sy për atë regjim kriminal ish jugsollavë e serbë.
Zrenjanini e Beogradi sulmonin me tërë artilerinë e tyre propagandistike përmes shtypit të verdhë.
Portieri i Prishtinës, Bozhidar Vuksanovqi, ishte mjaft i mllefosur në shkrimet e shtypit të Beogradit, konkretisht të ‘Ekpress Politika’, ku akuzohet se ka marrë pjesë në rrahje dhe gjoja ishte nxitës. Ai i doli në mbrojtje shqiptarëve, duke thënë se futbollistët e Proleterit provokuan tërë ndeshjen.
"Nuk është ë vërtetë. Unë para incidentit isha në lokale e zdeshjes - veshjes, por kur atje erdhi Keçi me gjak në fytyrë, dola në fushë dhe sa pata mundësi pengoja lojtarët që të kacafyteshin.
Gjatë lojës dy-tri herë i lutja futbollistët e Proleterit, të sjellën më mirë, t’i lënë provokimet, sepse mund të pësojnë, duke ua përkujtuar se atmosfera në tribuna ishte e tendosur. Por, ata vazhduan bile edhe më shumë.
Sshoh se çfarë faj bëra unë”, kishte thënë Vuksanoviq me 12 prill të vitit 1990 në rubrikën sporti i gazetës “Rilindja”.
Arbnor Morina, ishte shumë i mllefosur dhe konkret me atë xe cfarë ngjau në fushë dhe jashtë saj.
"Kryesisë dhe shtabit teknik iu zu për të madhe pse nuk hynë në fushë të intervenojnë para se këtë ta bënin organet e sigurimit të cilët u ftuan nga Dragisha Komadiniqi e këto ishin fjalët e tija:
‘Çka po pritni, apo shikoni a", kështu theksoi Morina.
“Incidenti ka filluar prej minutës së parë. Nis e sos futbollistët e Proleterit na kanë provokuar dhe ofenduar rëndë sidomos në baza nacionale.
Prinin Simaniq, Petroviq e Gavrilloviq. Simaniq bile e pati me ta mua, kur ndërhyra që ta ndaj nga kacafytja me Paçaradën.
Mbetëm si jetima pa mbrojtje nga askush, Edhe hëngrëm dajak nga organet e sigurimit, edhe u ofenduam rëndë në baza nacionale, edhe e humbëm lojën e fundit dolëm edhe fajtorë, nacionalistë e ku ta di unë.
Nuk pashë që Gani Llapashtica t’i ketë rënë ndonjë lojtari të Proleterit. Përkundrazi ai është përpjekur të qetësojë Sahitin e Kollarin” – kishte thënë Morina.