Drita do ta vazhdojë ëndrrën evropiane

- Bota Sot

Drita do ta vazhdojë ëndrrën evropiane

Drita do ta vazhdojë ëndrrën evropiane sonte.

Kampionia e Kosovës do ta vazhdojë aventurën në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, ku po paraqitet për herë të parë në histori të saj.

Gjilanasit e nxorën një barazim në xhiron e parë kundër ekipit finlandez KUPS, ndërsa tash do të paraqitet për herë të parë si vendëse në këtë fazë të garës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit do ta presë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ekipin qipriot, Omonia, në ndeshjen që do të nisë prej orës 18:45.

Bardhekaltrit llogarisin në mbështetjen e tifozëve të tyre të flaktë për ta marrë një rezultat sa më të favorshëm, ndonëse kundërshtarët janë favoritë në letër.



Read it all at Bota Sot