Tifozët e Realit e nderojnë me një banderolë në “Bernabeu”

- Bota Sot

Tifozët e Realit e nderojnë me një banderolë në “Bernabeu”

Real Madridi mposhti Juventusin me rezultatin 1-0 falë golit të Xhud Bellingamit.

Në stadiumin “Santiago Bernabeu” u shpalos një banderolë, që paraqiste një fëmijë që mbante lart një shall të Realit. Nuk ishte një fëmijë i zakonshëm, por Lukas Vaskez kur ishte i ri.

Kështu tifozët e “Los Blancos” donin t’i bënin homazh futbollistit legjendar që luajti 402 ndeshje duke mbrojtur fanellën e bardhë.

Ky gjest në nder të tij, e preku Lukasin i cili shprehu mirënjohjen përmes një postimi në Instagram. Ai ngarkoi një foto të tribunave të Bernabeut të zbukuruara me tifon dhe e shoqëroi atë me këtë mesazh:

”E ëndërrova që fëmijë. E jetova si burrë. Krenar dhe mirënjohës, gjithmonë. Edhe pse larg, zemra ime është ende aty. Faleminderit për kaq shumë, Real Madrid.”



Read it all at Bota Sot