 
            Në kërkim të një mesfushori që mund të ofrojë qëndrueshmëri në repartin defensivë, Manchester United ka vendosur ta monitorojë me kujdes Manu Kone nga Roma, duke u përgatitur për sezonin 2026-2027.
Djajtë e Kuq synojnë një rindërtim të plotë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe institucional, me qëllim rifitimin e prestigjit që skuadra ka pasur gjatë epokës së saj më të suksesshme.
Një mesfushor qendror është prioriteti i merkatos për verën e ardhshme, dhe Kone po konsiderohet një opsion i vlefshëm.
Sipas informacioneve të gazetarit Graeme Bailey, Manchester United po intensifikon mbikëqyrjen e 24-vjeçarit, i cili ka marrë një rol të rëndësishëm në mesfushën e AS Romës, ku kontrata e tij skadon në qershor 2029.
Performancat e tij në kryeqytetin italian kanë qenë të shkëlqyera, duke tërhequr vëmendjen e PSG, e cila po konsideron një ofertë prej 60 milionë eurosh. Roma ka nevojë të bëjë lëvizje para 30 qershorit 2026, dhe Kone mund të sakrifikohet, ndërsa kryeqytetasit italianë synojnë të fitojnë sa më shumë nga largimi i tij.
Djajtë e Kuq nuk e kanë konfirmuar Konen si objektivin kryesor, por nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një transferimi të mundshëm verën e vitit 2026. Ky lëvizje tregon se Manchester United po punon aktivisht për të forcuar mesfushën qendrore dhe për të bërë zgjedhje strategjike që mund të ndikojnë në projektin afatgjatë të skuadrës.
Përveç Man Utd dhe PSG, në garë për francezin është edhe Inter, por rritja e çmimit të tij mund të bëjë gjigantin italian të heqë dorë nga Kone, ose vetëm nëse përfshijnë Davide Frattesin në negociata. /t