Gilardino lartëson Allegrin

- Bota Sot

Gilardino lartëson Allegrin

Alberto Gilardino, në një intervistë për kanalet zyrtare të Pisa, para ndeshjes ndaj Milanit, vlerësoi kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre, Massimiliano Allegri:

“Është një ekip me kompaktësi të madhe në mbrojtje, falë Allegrit, i cili ka nxjerrë në pah edhe cilësitë e lojtarëve individualë.

Milani ka lojtarë që bëjnë diferencën; ka teknikë, fizik, shpejtësi. T’ia japësh kaq shpejt ekipit një mentalitet të tillë, është merita e Allegrit”.

Për Max shtoi: “Është një pikë referimi, trajner shumë i përgatitur, ka drejtuar klube të mëdha dhe ka fituar trofe. Arriti t’i japë menjëherë Milanit një identitet, kjo është forca e tij”.

Gilardino kujtoi edhe kohën e tij te Milani: “Ishte një pjesë e bukur e karrierës sime.

Me atë grup dhe Ancelottin fituam gjithçka. Të kthehem në një nga stadiumet më të bukura të botës, gjithmonë bën përshtypje”.



Read it all at Bota Sot