Gjithçka gati për sfidën Drita - Omonia

- Bota Sot

Gjithçka gati për sfidën Drita - Omonia

Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen mes Dritës dhe Omonia-s se Qipros.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriotë do të ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Drita pas barazimit të vlefshëm në ndeshjen e parë ndaj KUPS në Finlandë, do ta zhvillojë përballjen e parë në shtëpi në këtë garë prestigjioze.

Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani synon të marrë një rezultat pozitiv, pavarësisht faktit se skuadra qipriotë vlerësohet favorite në letër.

Me përkrahjen e madhe të tifozëve “Intelektualët”, gjilanasit do të kërkojnë tre pikët për të mbajtur gjallë ambiciet e tyre në grup dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Ndeshja mes Dritës dhe Omonia-s fillon në orën 18:45.



Read it all at Bota Sot