Makineri golash

- Bota Sot

Makineri golash

Harry Kane po konfirmon çdo ditë se është një prej sulmuesve më të frikshëm në botë.

Ylli anglez vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme me Bayern Munich, duke shënuar sërish në fitoren 4-0 ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve.

Me këtë gol, ai arriti në 20 realizime sezonalë, shifër që e ka arritur vetëm pas 12 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet.

Kjo statistikë e vendos Kane-n përpara edhe legjendave si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Sipas të dhënave, Ronaldo kishte arritur kuotën e 20 golave pas 13 ndeshjesh në sezonin 2014–2015, ndërsa Messi ka pasur nevojë për 17 ndeshje për ta bërë këtë, dhe atë për tre sezone të ndryshme.

Produktiviteti i jashtëzakonshëm i Kane po e bën diferencën për Bayernin, që falë golave të tij po marshon me siguri në kampionat dhe në Europë.



Read it all at Bota Sot