Allegri për Luka Modriç: Gabon pak sepse është i jashtëzakonshëm

- Bota Sot

Allegri për Luka Modriç: Gabon pak sepse është i jashtëzakonshëm

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencën e sotme për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Pisa-s, që hap javën e tetë të Serie A, duke komentuar formën e shkëlqyer të Luka Modriç dhe disa prej zgjedhjeve të tij taktike.

“Luca gabon shumë pak sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm, një kampion me shpejtësi të veçantë në pasim. Në rolin para mbrojtjes ndihet shumë mirë dhe po e shijon futbollin,” tha Allegri, duke vlerësuar ndikimin e kroatit në lojën e kuqezinjve.

Tekniku foli edhe për Rafael Leao, që në ndeshjen e fundit u aktivizua si sulmues qendre: “Nuk është se po e transformoj Leaon.

Ai mund të luajë si sulmues i parë ose i dytë. Sa më shumë të jetë në qendër të lojës, aq më shumë mundësi ka të shënojë.

Natyrisht që mund të spostohet edhe në të majtë për duele një kundër një, por mund të luajë qetësisht si ‘9’ për t’u kombinuar me Gimenez, Pulisic apo Nkunku.”

I pyetur për situatën e Gimenez, i cili u kritikua për simulim pas sfidës me Fiorentinën, Allegri tregoi qetësi:

“Është stërvitur shumë mirë këto tri ditë. Ai u bashkua me ne më 5 gusht, është në formë të mirë fizike dhe duket shumë më i qetë. Ka cilësi të shkëlqyera teknike dhe po rritet. Goli do të vijë, është vetëm çështje kohe.”



Read it all at Bota Sot