Vjosa mbetet pa kryetrajner

- Bota Sot

Vjosa mbetet pa kryetrajner

Vjosa e Shtimes po kalon në krizë të thellë të rezultateve, e cila renditet në vend të 15-të me 9 pikë pas javës së 13-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Burim Shala nuk është kryetrajner i klubit nga Shtimja. 

Lajmi bëhet i ditur edhe nga faqja e klubit Vjosa.

“Me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi ndërmjet KF Vjosa dhe kryetrajnerit Burim Shala.

Gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, trajneri Shala ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e ekipit, duke treguar profesionalizëm, përkushtim dhe punë të palodhshme në çdo aspekt të zhvillimit sportiv.

KF Vjosa e falënderon z. Shala për kontributin e dhënë dhe i uron suksese të mëdha në vazhdimin e karrierës së tij profesionale”, njofton FC Vjosa.



Read it all at Bota Sot