Bekim Balaj mendon se ndeshja ndaj Tiranës mbart mbi vete një shije të veçantë.
Duke folur para mediave, kapiteni i kuqebluve theksoi se kishte rëndësi për tifozët, të cilët po shijonin një Vllazni siç e dëshironin ata, që luante dhe fitonte.
E njëkohësisht, ai theksoi se përtej historisë, në këto momente më shumë vlerë kishin tre pikët për të ruajtur kreun.
“Kjo është një ndeshje që pritet me interes, duke ditur historinë dhe rëndësinë e përballjeve ndër vite. Vjen në një moment që realisht jemi në vend të parë, një fitore do na shërbente për vazhdimësinë.
Kështu që interesi i kësaj ndeshje të na shërbejë për afrimin e tifozëve në stadium dhe normalisht me një fitore tonën:, tha Balaj.