Beqiri: Jam i kënaqur me fitoren në Conference League

- Bota Sot

Beqiri: Jam i kënaqur me fitoren në Conference League

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija e Tetovës, ka arritur fitoren e parë historike në Evropë, pasi sonte në shtëpi e mposhti me rezultat 1:0 Shelbourne e Irlandës, në ndeshjen e xhiros së 2-të të Conference League.

Trajneri i Shkëndijes, Jeton Beqiri, tha pas ndeshjes se ishte i kënaqur me fitoren.

"Jam i kënaqur me fitoren në Conference League.

Është e rëndësishme të kemi performanca të mira dhe të fitojmë pikë në Evropë, sepse duke vepruar kështu ndihmojmë edhe në rritjen dhe vlerësimin e ligës maqedonase.

Gjëja më e rëndësishme është se kjo skuadër nuk është ende në maksimumin e saj dhe shpresoj që në të ardhmen të luajmë shumë më mirë.

Pajtohem që patëm fat, por fati favorizon guximtarët. Ne punojmë shumë dhe mendoj se e meritojmë fatin tonë.

Fakti që po fitojmë edhe kur nuk jemi në 100% tregon se jemi një skuadër cilësore", tha Beqiri.



Read it all at Bota Sot