Roma zhgënjeu si vendas duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga ekipi i Republikës së Çekisë, Plzen, në ndeshjen e xhiros së tretë të Europa League në futboll.
Për Plzenin shënojnë Adu (20) e Souare (22) dhe për Romën Dybala (54 - nga penalltia).
Roma zhgënjeu tifozët më këtë disfatë në “Olimpico”.
Plzeni është në vend të tretë me 7 pikë apo ka dy fitore e një barazim.
Roma gjendet në pjesën e poshtme përkatësisht në pozitën e 23-të me 3 sosh.